Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjakderdhja në javën e 6 të shtatzënisë

Pershendetje Dr. Jam nene e nje vajze 3 vjeqare ndersa tani ka dy muaj jam shtatzene per here te dyte. Ne javen e 6 te shtatzenise kam pasur gjakderdhje por ka zgjatur vetem nje gjysme dite. Ate dite per shkak te nje ndodhie ne familje kam qene tejet ne stres dhe e shqetesuar. Kam vizituar mjekun dhe me ka thene qe fetusi eshte ne rregull por ende jam duke pyetur veten a mos valle ndodhi per shkak te gjendjes time tejet emocionale ate dite sepse gjakderdhja u ndal per gjysme ore. Mjeku me preferoi te marr utrogestan dhe acid folik. Ju lutem me tregoni a mund te jete normale kjo qe me ndodhi edhe pse tash ndihem shume mire dhe jam ne javen e 8-te. Faleminderit shume.

Shqipe I (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Shqipe

Tashmë qenke vizituar te mjeku dhe shumë mirë që gjithçka qenka në rregull. Më vjen mirë që e paske tejkaluar këtë situatë. Bën mirë ti shmangesh stresit gjatë shtatzënisë sa më shumë që është e mundur, pasi ai është i dëmshëm për shtatzëninë. Fëmija e përjeton gjendjen e nënës dhe e shpreh këtë me lëvizje të shpeshtë. Prandaj rekomandohet që gruaja shtatzënë të qëndrojë sa më qetë dhe larg streseve.

Të uroj një shtatzëni të mbarë.

/komuniteti