Lindja normale pas asaj me operacion!
Erisa Veliu
(10 vite më parë)
Përshëndetje Erisa
Menyra e lindjes varet nga situata reale, të cilën e vlerëson mjeku që ndjek procedurën e lindjes. Nese përmasat e bacimit përputhen me madhesine e kokës së bebit, dhe procesi i lindjes nuk shoqërohet më probleme të tjera, lindja vaginale konsiderohet e mundshme.
Gjithë të mirat.
Pershendetje e nderuar doktoreshe! Shpresoj te jeni mire!Lindjen e pare e kam pas me operacion!Tash jam shtatezen perseri!Diferenca mes dy lindjeve i bjen 2 vite e 3 muaj! Theksoj qe ne lindjen e pare jam hapur 8 cm, por problemi vetem ka qene qe bebi nuk zbritke poshte dhe nga frika qe i ndodh bebit dicka kam kerkuar vet te hy ne operacion! Desha te ju pyes- a eshte e mundur qe te lindi normal bebin e dyte?