Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Hernia

Pershendetje doktoreshe! Faleminderit per pergjigjet tuaja. Ka 2 muaj qe me ka dale nje gjenderr e cila quhet Hernie. Ne fillim ishte e vogel dhe pastaj vjen e zmadhohet dita dites, ndonjehere kam dhimbje te tmershme kur qendroj gjate ne kembe, kam frike se do te me pengoje ne lindje. A mendoni ju se mund te me pengoje ne lindje? Faleminderit!

Nida 09 (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Nida.

Gjatë shtatzënisë, krijohet mundësia e krijimit të një hernie umbelikale e thënë ndryshe, hernie për rreth kërthizës. Nëse është ajo lloj hernie që mendoj, mund të them se nuk e pengon proçesin normal të lindjes. Gjatë kësaj periudhe, qëndro sa më pak në këmbë dhe elimino sforcimet fizike. Nëse nuk do të ndihesh e qetë, konsultohu me një mjek kirurg.

Pas lindjes, këshillimi me mjekun kirurg është gjithmonë i nevojshëm.

Të uroj të lindësh normalisht.

/komuniteti