Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Anestezia gjatë lindjes me prerje cezariane

Pershendetje doktoreshe e nderuar...kam ndegjuar se gjate lindjes cezariane ka 2 lloje te anestezionit, komplet gjithe trupi dhe jo komplet..desha te dije a eshte kjo e vertet dhe cila eshte me e preferueshme apo me nji fjale me e mira?...ju lutem me jepni nje pergjigje sa me shpejt se nga dita e hene do te vendoset se kur do te lind.

Besiana (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëdetje Besiana.

Gjatë lindjes me prerje cezariane, përdoren dy lloj anestezish. Anestezi të përgjithshme dhe lokale. Me anestezi të përgjithshme, kuptohet kur i gjithë organizmi kalon në gjëndje pandjeshmërie. Me anestezi lokale, kuptohet pandjeshmëria lokale e organizmit.

Llojin e anestezisë e vendos pacientja dhe mjeku operator, gjatë konsultës paraoperatore. Kuptohet, mendimi i mjekut është parësor pasi ka mundësinë edhe të argumentimit.

Në literaturë, anestezia lokale është më e rekomanduar për lindjes cezariane. Kjo argumentohet me faktin se, ka më pak komplikacione për nënën dhe bebin. Por, nëse anestezia lokale nuk realizohet për arsye të ndryshme, mjeku reanimator është i detyruar dhe kalon në anestezi të përgjithshme.

/komuniteti