javë pas jave
Përshëndetje Mimoza.
Sinqerisht të falenderoj për kërkesën, në lidhje me vizitat dhe analizat më të rëndësishme që duhet të bëjë një çift përpara konceptimit.
Në fakt klinikat mjeksore, përdorin praktika të ndryshme në lidhje me to. Në një rast të tillë si i juaji do të preferoja të kërkoja; vizitë të përgjithshme mjeksore me analiza që tregojnë gjendjen aktuale të organizmit, vizitë gjinekologjike dhe kryerjen e testit të Papanikolaut, kryerjen e një strisho vaginale, kariotipin ose hartën gjenetike, sipas rastit disa dozime hormonale, grupin e gjakut dhe faktorin rezus, ekzaminime të gjakut dhe ekzaminime serologjike specifike plus elektroforezën e hemoglobinës, vizitë dhe kontroll tek mjeku stomatolog, spermogramën tek mjeku androlog, ekografi në ditën e 13 deri 16 të ciklit, për të parë ovulacionin dhe organet gjenitale të brëndshme si mitrën dhe vezoret,
Nga sa shkruajta më sipër, mos preferoni t’i merrni si rekomandime absolute. Për raste të veçanta, mjekët vendosin të kryen edhe analiza të tjera specifike si për gruan ashtu edhe për burrin.


E nderuara doktoreshe, Jemi ne planifikim te shtatzanise se dyte dhe deshta te kem nje pasqyre te shendetit tim dhe te burrit. Cilat analiza duhet te behen dhe strisho e hundes dhe fytit a ka nevoje te behet? Faleminderit.