javë pas jave
Përshëndetje Dafina.
E kam përmëndur edhe herë të tjera se, llogaritja e datës së lindjes është orientuese edhe sikur ai të bëhet me kalulator elektronik ose manual. Ndërsa për gjetjen e ditëve të ovulimit, them se është e thjeshtë. Kur dihet dita e parë e fillimit të mestruacioneve, tre ditët e mesit të ciklit menstrual (çdo grua e ka të vlerësuar gjatësinë mesatare të tyre) janë ditët e ovulacionit më të mundshëm.
Me ekografi, mjeku është i aftë të përcaktoj moshën dhe zhvillimin e fetusit dhe ta krahasoj atë me të dhënat që gruaja i jep. Më e rëndësishme, është data fillimit të menstruacioneve të fundit dhe jo ditët e ovulacionit.
Ndërsa dita e lindjes për lindjet normale, do të jetë atëherë kur fetusi është pjekur dhe zhvilluar plotësisht. Në praktikën mjeksore kjo ndodh në shumicën e rasteve rreth ditës së 280 të shtatzënisë ose javës së 40, duke filluar numërimin nga dita e parë e fillimit të menstruacioneve të fundit.


Pershendetje, dua te di me saktesi kur ka qene data ime e ovulimit sepse sipas ketij kalkulatori qe posedon ky linku ketu data e lindjes nuk perputhet me terminin qe me ka percaktuar mjeku, sepse cikli im nuk eshte 28 ditesh por edhe kur e provoje me 30 ditesh i njejti termin me del, ju faleminderit.