Sa muaj pas lindjes duhet të kem cikël menstrual?
lejla_al@hotmail.com
(14 vite më parë)
Përshëndetje Lejla
Nëqoftëse fëmijën nuk e ushqen rregullisht me qumësht gjiri dhe menstruacionet nuk të janë rikthyer si përpara shtatzënisë, tregon se diçka nuk shkon normalisht. Mendimi i parë të shkon te çrregullimet hormonale. Prandaj të rekomandoj të kontaktosh mjekun obstetër-gjinekolog, i cili duhet të të rekomandoj të bësh disa analiza dhe ekzaminime të rëndësishme. Pas trajtimit medikamentoz, me shumë siguri situate do të kthehet në normalitet.
Të uroj gjithë të mirat.
Shume e nderuar gjinekologe. Kam vajzen 11 javeshe, dhe pas lindjes me cezare gjakderdhje normale kisha gati se tre jave. Por prej atehere nuk kam pas cikel menstrual vetem se nja dy here shume pak sekrecion te kuq. Pyetjen e parashtroj per shkak se para se te mbes shtatzene kam pas cikel te crregullt dhe prandaj tash dua te marre masa, te kontrolloj hormonet dhe te marre terapine e duhur per ta rregulluar ciklin. Gjithashtu dua te potencoj se vajzen nuk e ushqej me qumesht gjiri.