Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth të çarave rreth gjinjëve

Pershendetje deshta te pyes pse me jane shfaqur disa vija te themi si qarje e lekures tek gjinjet dhe tek vithet, te lutem tregom cfare te bej? Faleminderit.

Argjentina (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Argjentina.

Në mënyrë të përgjithshme mund të thuhet se, striat nuk parandalohen. Shkaqet kryesore të formimit të tyre, janë gjendja e shtatzënë si dhe shtimi në peshë në mënyrë të shpejtë. Por këto faktor, gjejnë terren kryesisht në lëkurë jo elastike.

Nuk ekzistojnë medikamente për t’i hequr ato nëse janë formuar. Metoda të tjera edhe ka, edhe përdoren. Në tregun farmaceutik, gjenden preparate të cilat përmirësojnë situatën qoftë edhe estetikisht. Unë të rekomandoj që preparatin që do përdorësh, të marrësh nga mjeku dermatolog. Ai vlerëson gjendjen e lëkurës, dhe është specialisti i cili garanton që preparati që do përdorësh ka efekt pozitiv dhe nuk ka efekte anësore.

Uroj që që sa më shpejt të kesh konfortin estetik.

/komuniteti