Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A qojne ne sterilitet keto viruse?

fillimisht me falni pasi qe ju lodhi me shqetsimet e mia.. nga pap testi rezultoj pozitiv klebsiella pulmonae dhe hpv.. bera kolposkopin per tipizim te hpv, mjeku gjate analizes mthaa se ske gjee rezik por qafen e mitres e ke te kuqe (ectopiq pvu) kamm shummm frig, dua te di aa cojn ne sterilitet ketoo viruse?

Azra ?? (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Azra

Diagnoza e parë duhet trajtuar sipas antibiogrames. Prandaj të rekomandoj të bësh kulture të sekrecioneve per te gjetur antibiotikun më efikas për trajtim.

Meqë tipizimi i HPV ka dalë pa probleme malinje në qafën e mitrës , nuk ka vend për t'u shqetësuar, por ndjekja më paptest çdo vit është e domosdoshme.

Asnjë nga infeksionet nuk kanë pasoja për sterilitet, nëse trajtimi është i shpejtë dhe korrekt.

Nese e shikon të arsyeshme me kontakto më numrin 0692033965 për të lënë takim dhe zgjidhur se bashku problemin.

Gjithë të mirat.

/komuniteti