Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth përmasave normale tek i posalinduri

Pershendetje doktoreshe, pyetja ime eshte nje i posalindur ne javen e 40 sa duhet te jene permasat trupore te tij, cilat jane permasat normale domethene perimetri i kokes, ai i gjoksit, kilogramet dhe gjatesia, cila eshte normale per nje te posalindur? Faliminderit.

Mrika (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mrika

Fetusi mesatarisht në javën e 40-të, shkon rreth 3400 gram. Gjatësia e tij mund të jetë 48-51 cm. Diametri diparietal 9,5 cm. Diametri abdominal transversal 9.8 cm. Cirkumferenca abdominale 35.2 cm. Cirkumferenca e kokës 34.5 cm. Gjatësia e femurit 7.8 cm dhe gjatësia e humerusit 6.9 cm. Këto janë përmasat mesatare normale për një fëmijë 40-të javësh, por mund të ketë edhe ndryshime, nëqoftëse fëmija është nën ose mbi 3400 gram.

Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.

/komuniteti