Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gjëndrrat tiroide dhe ditët e ovulimit

Pershendetje doktoresha Mimoza. Afersisht qe 1 vit e kam kuptuar qe vuaj nga tiroideja ne fillim Tsh-in e kam pas ne vlere te madhe 13 ndersa tani e kam te normalizuar pra 3.22 se perdore tableta cdo dite, dhe si rezultat i kesaj kam probleme me menstruacione pra nuk i kam te rregullta ndonjehere ne 30 dite ndonjehere ne 45 dite edhe pse tsh-i eshte tani ne vlera normale dhe T4. Qe 5 muaj provoj te mbes shtatzene por pa sukses, problemi eshte se nuk mund ta di kur jam ne ditet e ovulimit, si kisha mundur ta di kur jane keto dite, i kam lexuar te gjitha rubrikat ne faqen bebaime.com por prape nuk po mund te gjej ditet e ovulimit, mos te harroj te cek se kam pas edhe nje vizite gjinekologjike ku mjeku ka konstatuar se jam mire por eho nuk kam bere nuk e di pse! Menstruacionet e fundit i kam pas me daten 23.12.2011 dhe tani jemi ne diten e 4 te muajit shkurt dhe ende nuk kam menstruacione, kam bere nje test te urines ku rezultoi negativ para dy dite. Falemderit shume.

Drita Gashi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Drita

Drejtohu tek mjeku gjinekolog për të kryer ekografi dhe vlerësuar gjëndjen e vezoreve si dhe kavitetin e mitrës. Nëqoftëse nuk ke mbetur shtatzënë, atëherë gjendja tregon për një çrregullim të nivelit të hormoneve në gjak. Bashkëpunimi midis mjekut endokrinolog dhe obstetër-gjinekolog, do të shërbej të marrësh trajtimin e duhur. Vetëm pas rregullimit të ciklit menstrual, mund të kërkosh për shtatzëni.

Të uroj fat.

/komuniteti