Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kontraksione

Pershendetje doktoreshe. Une jam ne javen e 37 plus 3 dite te shtatzenise. Une shpeshhere kam shtrengime dhe forcime barku dhe dhimbje mesi. Nese shtrihem majtas barku nuk shtrengon. Doja te dija a eshte kjo shenje qe keto dite do lind apo sdo te thote gje qe do lind tani? Pervec ketyre shenjave nuk kam simptoma te tjera. Faleminderit.

Erisaerisa (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Erisa

Duhet të dish që pas javës së 37-të, lindja konsiderohet normale. Ajo çka ti ndjen, janë kontraksionet përgatitore të cilat me kalimin e javëve, rreth javës së 39-40 të shtatzënisë, do të bëhen më të forta dhe me të rregullta. Pikërisht në fillimin e këtij moment, mund të thuhet se po fillon aktiviteti i lindjes. Qëndro shtrirë, anash majtas sa më shumë të jetë e mundur.

Të uroj lindje të mbarë.

/komuniteti