Me çka ta ushqej beben se gjini smë ka ardhur ende?!
Sulejma
(14 vite më parë)
Përshëndetje Sulejma
Zakonisht tek gratë me lindje normale gjiri vjen pas 2-3 ditësh, por fëmijës i mjaftojnë pikat e para të kulloshtrësh për të marrë atë çfarë ai kërkon në këto momente. Nuk rekomandohet dhënia e ujit dhe e ushqimeve suplementare gjatë këtyre ditëve, por vendose atë në gji sa herë që të qajë. Thithja e gjirit nga bebi, është stimulimi më i mirë për ardhjen e qumështit. Konsumo sa më shumë qumësht dhe nënprodukte të tij, sepse ndihmojnë në ardhjen e gjirit. Nëqoftëse edhe gjatë këtyre ditëve gjiri përsëri nuk të vjen, këshillohu me një mjek pediatër.
Të uroj gjithë të mirat.
Miredita doktoreshe e nderuar. Kam lindur diten e enjte ka ora 8 mbrejme nje vajze ,kam pasur lindje normale, pos qe me kane prere poshte pakes. Gjate prerjes kam pasur gjakderdhje ,por tani jam me mire prej saj. Por po e shqeteson se gjiri ende sme ka ardhur, dhe une dua qe beben time ta ushqej me gji, cfare te bej apo cka te perdori qe te me vie gjiri me shpejte, gjithashtu dhe beba eshte shume e uritur, kur po ja ofroj gjirin te thith, por prej gjirit ende spo del qumeshti.