Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Mënyrat e lindjes

Pershendetje doktoreshe, tani jam ne javen e 30 te shtatzenise dhe deshta t`ju bej nje pyetje rreth lindjes, deshta te di se a eshte me mire te lindesh normal apo me operacion? Kam lindjen e pare dhe per ate te pyes sepse duke degjuar te tjerat femra me mbushet mendja te bej lindje me operacion, thone se eshte veshtire te lindesh normal, te lutem me trego? Pershendetje dhe ju faleminderit shume.

Sonila (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Sonila

Mënyrat e lindjes janë të ndryshme, sipas problemeve që paraqiten në shtatzëni. Mbi të gjitha, është në të mirë të bebit dhe të nënës të tentohet lindja normale (vaginale). Lindja me operacion cezarian, realizohet vetëm kur ka tregues të domosdoshëm për mirëqënien e bebit ose të nënës. Kur të arrish në javët e lindjes, konsultohu me mjekun tënd gjinekolog që do të ndjekë lindjen dhe nëqoftëse përmasat e bebit përputhen me ato të baçinit, atëherë tento për lindje normale. Më e përzgjedhura është lindja normale me anestezi epidurale.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti