Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vonesa e menstruacioneve

Pershendetje e nderuar doktoreshe, dua ta di perse po me vonohen menstruacionet eshte muaji i dyte qe po me vonohen shume mu kane vonu edhe me heret po keto 2 here me shume muajin e kaluar me jane vonu 6 dite ndersa kesaj afer 10 dite dashta te di per kete muaj a ka mundesi te jem shtatzene kam bere teste po me ka dal negativ kam bere analize, papa testin poashtu edhe strisho cervikale edhe vaginale me kane dale mire, plus klamidia po nuk mundem me mbet shtatzene nese ke mundesi pak me me tregu rreth halleve te mia? Flm shume.

Labinota (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Labinota

Çrregullimi menstrual, ndodh si rezultat i ndryshimit të nivelit të hormoneve në gjak. Drejtohu tek gjinekologu, për të kryer disa analiza specifike për hormone. Në bazë të përgjigjes së tyre do të vlerësohet situata, për të të dhënë trajtimin e nevojshëm për të rregulluar ciklin menstrual. Vetëm pasi të normalizohet cikli, kërko për shtatzëni.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti