Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ecja ne mal gjate shtatezanise

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 26 tashme dhe desha te ju pyes se a eshte rrezik per bebin se shkoj ne mal 1 here ne jave per te ecur? Eci ngadale, dhe tash si eci ma shume nuk kam problem me frymemarrjen, por desha ta di se lartesia mbidetare a paraqet ndonje problem tek bebi? Ju falemnderit shume qe ndani kohe per ne!

Mirdita Sulemani (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Mirdita

Lartësitë në male, nuk janë probleme që ndikojnë në ecurinë e shtatzenise. Por, ecjet e lodhshme dhe sforcimet e çdo lloji nuk janë të favorshme. Mirë do jetë që përpara se ta marrësh këtë iniciativë, merr aprovim nga mjeku gjinekolog që i ke besuar ecurinë e shtatzënë , pasi ai e njeh gjendjen.

Të uroj shtatzeni të mbarë.

/komuniteti