Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Acid folik

Jetoj ne itali dhe shkova te marr acidin folik ne farmaci sepse po tentoj per shtatzani ppr formacistja e lagjes me tha qe edhe burri duhet te vazhdoje te marri acid folik..se kisha degju asnjehere? A mendon se duhet ta filloje edhe burri acidin folik apo duhet te marri dicka tj? Do te shkoj tek doktoresha e familjes por po pres radhen kur eshte ktu ne lagjen time...por ngaqe e vura shum ne dyshim fjalen e formacistes burrit nuk ja dhashe ta pije por per veti e vazhdova...cfar me keshilloni ju?

Boa Shq (10 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bora

Në praktikën e klinikës ku unë punoj, rekomandohet që nëna e ardhshme duhet të filloj marrjen e acidit folik deri tre muaj para konceptimit dhe ta vazhdoj deri në fund të javës së 12-te të shtatzenise. Ndërsa burrit nuk i rekomandojme marrje të acidit folik.

Të uroj fat.

/komuniteti