Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhimbjet në fund të barkut

Mirembrema doktoreshe, jam shtatzene ne javen 17, kam disa dhimbje ne fund te barkut por te lehta dhe te ralla. A ka ndonje problem? Flm per pergjigjet, naten.

Ava (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ava

Dhimbjet e lehta dhe të rralla në shtatzëni, nëqoftëse nuk shoqërohen me gjakrrjedhje, nuk janë problematike. Megjithatë për të përjashtuar çdo dyshim, drejtohu tek gjinekologu që të ndjek shtatzëninë për të bërë ekzaminim ekografik dhe cervikometri dhe më pas analizë të urinës komplet dhe kulturë. Nëqoftëse ekzaminimet rezultojnë normal, atëherë nuk ka asgjë për tu shqetësuar.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti