Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth ilaçeve në shtatzëni

Pershendetje doktoreshe, jam ne javen e 6 te shtatzenise dhe kam pak djegje ne urine, kam qene te mjeku dhe me ka dhene ilacin Nitrofurantoin por prape po frikohem ta marre, cfare thua ben ta pi, eshte e demshme per bebin ne kete periudhe apo jo, cdo 6 ore e kam ta marre edhe dua te pyes se asgje sme hahet cdo gje qe shoh dua te vjell, a ka ndonje ushqim qe me largon neverine, nuk vjell por vetem me vjen mundim shume? Faleminderit per cdo pergjegjje te juajen.

Leandra (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Leandra

Në tre mujorin e parë të shtatzënisë, është mirë të mos përdoren antibiotic sepse në këtë periudhë ndodh organogjeneza (formohen organet e bebit). Deri në javën e 12-të, konsumo lëngje dhe cajra të ndryshëm. Mund të fillosh atibiotiko-terapiç vetëm nëqoftëse të fillojnë shenja klinike të forta të infeksionit urinar siç janë temperatura, urinimi i shpeshtë dhe me djegie prej të cilave mund të prishet ecuria e shtatzënizë. Meqënëse ankon për të vjella, do të ishte mirë të ushqehesh pak dhe shpesh, pa ndjenën e mbingopjes apo të urisë në tavolinë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti