Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth lindjes

Pershendetje doktoreshe. Kisha nje pyetje. Une jam 38 javeshe shtatzene dhe kam dhimbje te lehte barku dhe mesi dhe barkun e kam te forte e te shtrenguar. Shenja te tjera nuk kam. Doja tju pyesja kur duhet te shkoj ne maternitet per lindje, atehere kur i kam te tre shenjat e lindjes kontraksionet, renien e tapes dhe plasjen e ujerave apo mjafton vetem edhe nje nga keto shenja dhe duhet te shkoj per lindje?

Adelinaadelina (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Adelina

Në periudhën e fundit të shtatzënisë, kontraksionet që ndjen janë kontraksione përgatitore që do të thotë se përgatisin nënën për lindjen që po afron. Mundet që edhe me vetëm një nga shenjat që përmende më sipër si; rënia e tapës mukoide, fillimi i kontraksioneve apo edhe vetëm plasja e ujrave, duhet të tregojnë se je gati për të lindur.

Të uroj një lindje të mbarë.

/komuniteti