Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth tensionit në shtatzëni

Pershendetje Dr. jam shtatzene ne javen e 36 deri me tani e kam pas tensionin e gjaktu ulet e tani qe 1 jave e kam rreth 120-135 me 70-85, ju lutem me tregoni a eshte kjo normale apo jo edhe deri ne sa duhet me qene normal tani ne keto jave? Pres pergjigje.

Lora (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lora

Shifrat e tensionit që ti referon, janë brënda kufijve të normës. Tensioni arterial që duhet të alarmoj shtatzënën, është në shifra mbi 140/90 mmHg. Përveç shifrave të tensionit, duhet të bësh çdo javë analizë të urinës komplet, për të vlerësuar proteinurinë e cila është shenja e dytë e alarmit për këto javë të shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti