Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çfarë lloj vizite duhet të bëj tek gjinekologu?

Pershendetje! Jam 20 vjec dhe kam kryer marredhenie qe ne moshen 16 vjec. Mirepo gjate aktit kam dhimbje ne fund te barkut por jo ne cdo pozicion. Ndonjehere kam pasur dhe dhimbje te forta ne fund te aktit thujse te padurueshme. Menstruacionet nuk i kam pasur te rregullta sepse me vonoheshin derisa perdora kontraceptivet yasmin cikli mu rregullua me 23 dite tani kam nderprere sepse pata nje ardhje me te hershme te mensturacioneve isha n kokrren e 14 te paketes. Tani kam dhimbje me te forta dhe nuk mundem as te kryej marredhenie. Kush mund te jete shkaktari i ketyre dhimbjeve? dhe cfare lloj vizite duhet te kryej.. eshte efikas pap-testi? Flm.

Canon (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Canon

Vizita gjinekologjike, është e domosdoshme, pasi gjatë kësaj procedure, mjeku vlerëson makroskopikisht gjendjen e qafës së mitrës dhe merr tamponat për kulturë të sekrecioneve vaginale. Ekografia është gjithashtu e domosdoshme, pasi vlerësohet gjendja e vezoreve, prania ose jo e ndonjë kisti ovarial që mund të jetë shkak për çrregullimet menstruale, që paraqet dhe dhimbjet që ankon.

Pap-testi është ekzaminim rutinë, që realizohet një herë 2 vjet dhe shërben për të vlerësuar praninë e ndryshimeve atipike të qelizave të qafës së mitrës.

Mos hezito të kontaktosh gjinekologun, për të vlerësuar situatën.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti