Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Çfarë duhet të përdorë për barkun?

Doktoresha desha tju pyesja cfare mund te perdor per barkun qe mbasi te lind mos te me krijohen te carat? Jam 7 muajshe, deri tani nuk shenja ne bark po kam frike se mbasi te lind do me formohen dhe nuk dua. A mund te marre nje ilac ne farmaci pa u konsultuar me mjeken? Me kane thene qe vaji i bajames ben mire, a eshte e vertete?

Rivjola (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje përsëri Rivjola.

Të çarat në lëkurën e barkut, këmbëve apo gjirit gjatë shtatzënisë, nuk mund të parandalohen. Efekti i tyre mund të zbutet dhe të përmirësohet, duke përdorur kremra të cilat duhet t’i përdorësh me rekomandimin e mjekut dermatolog. Edhe masazhet e lehta për të përmirësuar qarkullimin e gjakut të lëkurës, kanë efekt pozitiv në pamjen e striave.

Për më shumë, të rekomandoj të lexosh artikullin në linkun e mëposhtëm:

http://www.bebaime.com/rreth-shtatzanise/striat-

Të uroj çdo të mirë.

/komuniteti