javë pas jave
Diana, e mira do të ishte që dhëmbët ti kishe kontrolluar dhe mjekuar përpara fillimit të shtatzënisë. Në situatën faktike, është e mundur të mjekohen dhëmbët edhe gjatë shtatzënisë.
Megjithatë, të rekomandoj që konsultat me mjekun që ti i ke besuar shtatzëninë të mos i ndërpresësh. Është ai, i cili njeh gjëndjen tënde të përgjithshme shëndetsore si dhe çdo problem tjetër që të shoqëron. E për më tepër, është ai që njeh edhe anën tënde emocionale e cila ka ndikim sidomos gjatë mjekimit të dhëmbëve. Prandaj është ai i cili në fund të fundit duhet të vendosë që ti, t’i mjekosh dhëmbët duke përdorur frezën e stomatologut apo të zgjedhë një mënyrë tjetër mjekimi qoftë edhe provizore.
Nëse vendoset që mjekimi i dhëmbëve të kryhet, gjithashtu të rekomandoj që shtatzëninë tënde t’ja njoftosh mjekut stomatolog.
Uroj të kalosh një shtatzëni normale.


Pershendetje doktoreshe! desha tju pyes se a ka ndonje rrezik per bebin ne qofte se mbushi dhembin jam ne javen e 5 te shtatzenise? Ju faleminderit.