Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A janë këto shenja të ovulimit?

Pershendetje. Me falni qe po ju shkruaj kaq shpesh por ju me ndihmoni shume me pergjigjet qe me jepni. Kete muajin e kisha ciklin ne 22 janar, para 3 ditesh kisha pak gjakderdhje roze dhe dje ne daten 4 janar perseri me erdhen ngjyre roze dhe kam si sekrecione te pastra nga poshte, doktoreshe a jane keto shenja te ovulimit? Dhe pse me ndodh qe ne mes te ciklit? Ju lutem me jepni nje pergjigje. Ju faleminderit per pergjigjet.

Rozana (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rozana

Në disa gra, rreth ditës së 14-16 të ciklit menstrual mund të ndodhë gjakderdhje e lehtë, që nuk shoqërohet me dhimbje që përkon me ovulacionin. Sapo të ndjesh këtë shenjë, drejtohu për ekzaminim ekografik, për të vlerësuar gjendjen e vezoreve.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti