Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vonesë periodash

Pershendetje doktoreshe, jam vajze 21 vjece, prej nje viti kam pasur crregullim me periodat, pasi kam abortuar femijen e pare. Datat kane qene te rregullta gjithmone, pra cdo 28 dite edhe pse problemi ka qene se zgjasnin 1-2 dite. Ne muajin dhjetor kam pasur 2 perioda brenda muajit. Ne daten 14 dhe perseri ne 31 dhjetor qe zgjati deri ne daten 3. Qe atehere nuk me kane ardhur me. E bej llogarine dhe vonesa eshte prej 8-9 ditesh. Theksoj se nuk kam shenja te shtatzenise dhe jam seksualisht aktive, si e shpjegoni ju kete situate? Mund te jem shtatzene? Ju pershendes.

Klaudia (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Klaudia

Vonesa menstruale është një nga shenjat që të bën të mendosh për shtatzëni, por nuk është shenjaë e sigurt e saj. Duke qënë se kanë kaluar 9-të ditë nga dita e pritshme e ciklit menstrual, kryej testin e shtatzënisë ose beta HCG-në.

Nëqoftëse nuk je shtatzënë, drejtohu tek gjinekologu për të kryer ekzaminimet e nevojshme hormonale të cilat do ta orientojnë mjekun për të vlerësuar shkakun e këtij çrregullimi të ciklit menstrual dhe për të dhënë mjekimin e nevojshëm.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti