Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Dhëmbje gjatë raporti seksual

Jam martuar qe 7 muaj dhe kam dhimbje gati cdo here qe kam marredhenie seksuale, kam vizituar mjekun me ka thane cdo gje eshte ne rregull, a mundem me mbet shtatzane edhe pse kam dhembje gjate marredhenieve seksuale, qka te bej? pres pergjigjje flm....Linda

Linda (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje, Linda sykaltroshja.

Edhe pse ndjen dhëmbje gati çdo herë gjatë marrëdhënieve seksuale, ato nuk janë pengesë për të mbetur shtatzënë.

Unë nuk do të isha aspak dakort, që një femër të kryejë raporte seksuale të dhëmbshme. Kjo gjëndje, nuk është aspak normale. Ti Linda, po i heq vetes një nga kënaqësitë më të bukura të jetës njerzore.

Shkaqet e dhëmbjes gjatë raporteve seksule, janë të rëndomta. Mjafton evidentimi i tyre dhe gjithmonë ekziston mundësia e dominimit të shkaqeve.

Linda, për informacione më të zgjeruara mbi dhëmbjen gjatë aktit seksual, lexo artikullin me temë “Dhëmbja gjatë aktit seksual” në rubrikën “Perinatologjia” të këtij portal informativ.

/komuniteti