Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet e bebit

Pershendetje... jam shtatzene ne javen e 31 por javet qe kane kalu levizjet e bebit i kam ndegju ma shpesh dhe kane qene me te forta ndersa tani jane me te rralla. A mund qe ti ndodh dicka bebit? Ju faliminderit dhe ju pershendes shumme per pergjigjet tuaja.

Vjollca (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Vjollca

Ju sugjeroj një konsultë pasi si lëvizjet e shpeshta ashtu dhe ato më të rralla, janë shenjë e asaj që në gjuhën mjekësore quhet “soferencë”, në gjuhën popullore “vuajtja e fëmijës” në barkun e nënës.

Ju mund të kontrolloni vetë numrin e lëvizjeve të bebit në një interval të caktuar kohor. Kjo mund të bëhet çdo ditë rreth 4 orë në të njëtën kohë. Pasi të keni realizuar rregjistrimin për rreth një javë, tregojani mjekut tuaj. Ai do vlerësoj rezultatin e kësaj prove, dhe do bëjë ekzaminimin ekografik (fluksimetrinë), që është matja sasisë së gjakut që kalon në vazat e bebit, dhe kardiotokografinë që është matja e rrafjeve të zëmrës së fëmijës për një periudhë të caktuar kohore. Nga këto të dhëna si dhe nga rregjistrimi i lëvizjes së bebit, mjeku nxjerr përfundime nëse ju do të keni mundësi për lindje normale, apo për lindje të asistuar.

Uroj të mos keni komplikacione dhe të keni lindje normale.

/komuniteti