Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzania dhe simptoma e tunelit karpal

Dr. Moza, Jam Rovena dhe doja tiu drejtohesha me nje pyetje te drejtperdrejte ne lidhje me nje shqetesim timin. Une dua shume te kem nje femije tani. Por ne kete muajin e fundit, ne kohen qe une po planfikoj nje shtatzani mu shfaq sindroma e tunelit karpal ne doren e majte. Prej disa kohesh ne fakt me kishin filluar shenjat por une nuk e dija sakte se cishte, nderkohe qe tani e kam ekzaminuar si te tille pas disa konsultave qe kam bere me mjeke. Nuk marr mjekime per kete, pi ndonje paracetamol kur me dhemb shume dora dhe kam disa dite qe kam vene nje si fasho ne kycin e dores per ta mbajtur te shtrenguar dhe mundohem te mos e lodh dhe jam ndjere me mire ne fakt, pa dhimbje dhe per pasoje pa nevoje per te pire paracetamol prej disa ditesh tashme. Nga mjeket me eshte permendur edhe mundesia e nje nderhyrjeje kirurgjikale ne dore. Doja nje mendimin tuaj, nese une ngel shtatzane ne kete periudhe qe kam probleme me doren a do te kete kjo pasoja per fetusin, a ekziston mundesia e rendimit te simptomave te karpalit? Ju falenderoj shume, Rovena

Rovena (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Rovena,

Nuk duhet të mendosh fillimin e një shtatzënie, pa u mjekuar nga sindromi që ka përcaktuar mjeku. Pas terapisë më kortitosteroide apo pas ndërhyrjes kirurgjikale, pra, kur të jetë e stabilizuar situata shëndetsore fillo të mendosh për shtatzëni.

Arsyeja nuk qëndron, tek problemet apo pasojat me fetusin. Problemi, do të jesh ti vetë.

Gjatë shtatzënisë, sindroma e tunelit karpal rëndohet si rezultat i ndryshimeve hormonale. Këto ndryshime, çojnë në mbajtjen e ujrave në organizëm (retensionin). Si rezultat i retensionit, krijohet shtypje më e madhe në nervin që kalon nëpër këtë tunel, duke shkaktuar dhëmbje më të forta të cilat vijnë duke u thelluar gjatë përthyejes (abduksionit) të kyçit të dorës.

Besoj se kam qënë e vlefshme, me përgjigjen time të shkurtër.

/komuniteti