Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Përgjigje e strishosh vaginale

Pershendetje Dr. Moza. Ne lidhje me problemin tim qe te kam shkruar edhe me pare, pasi mbarova mjekimin per streptococc perserita analizat perseri dhe nga antibiograma dolen keto rezultate: cefadroxile -rezistent, cefuroxim (+), cefamandle -rezistent, cefaclor (+++), cotrimoxazol-mesatarisht i ndjeshem, tobramycin-rezistent, augumentin - (++), amoxicilin - (++), ampicilin - Mesatarisht i ndjeshem, norfloxacin- (+++), ciprofloxacin- (+++), ceftriaxone- (+), cefprozil- (+), loracarbef- (++), streptoccoc+100.000 cfu/ml. Me fal qe u zgjata doktoreshe, por jam shume e shqetesuar, ju lutem cfare vereni nga keto rezultate? Perzemersisht Elona1. Gjithe te mirat.

Elona1 (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Elona

Antibiograma, tregon që infeksioni nuk është trajtuar përfundimisht. Merr një nga antibiotikët me 3 plusa, që do të rekomandoj mjeku gjinekolog. Trajtimi duhet të zgjasë 7-10 ditë dhe mbas 2 javësh, përsërit dhe një herë antibiogramën.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti