Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A duhet të kem frikë?

Pershendetje doktoreshe. Sapo kam konfirmuar se jam 4 javeshe shtatzene. Ne mars te vitit te kaluar kam pasur nje abort. Mos zhvillim i fetusit me kane shpjeguar. Kam bere analizat dhe me kane dale myk, infeksion ne sekrecione, infeksion ne urine, te gjakut i kam mire. Si mund te ndikojne keto ne shtatzeni? Dhe nga aborti i pare a duhet te kem frike per nje te dyte? Mirepres pergjigjen tuaj. Faleminderit.

Shqiponja Celepija (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shqiponja

Infeksioni urinar dhe vaginal, ndikojnë në ecurinë e shtatzënisë. Trajtimi i infeksioneve duhet bërë sipas protokolleve dhe këshillave, që do të japë gjinekologu që ndjek shtatzëninë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti