Dhimbje në vaginë
Xhuli
(14 vite më parë)
Përshëndetje Xhuli
Infeksioni mykotik, është infeksion vulvo-vaginal që jep ato shenja klinike, që ti ankon dhe që shoqërohen me djegie dhe kruarje. Kultura e sekrecioneve vaginale dhe mykograma, do të ndihmojnë për të gjetur antimykotikun që vepron më mirë.
Të uroj gjithë të mirat.
Doktoreshe doja t`ju thoja qe jam 17 vjece, nuk kam kryer ndonjehere marredhenie seksuale por kam vazhdimisht shume dhimbje ne vagine. Kam si therrje, carje nga se mund te vije kjo? Doja tju theksoja se kam bere analizat dhe kam dale me infeksion mykotik, a thoni se ndikon infeksioni ne keto dhimbje qe une kam? Shume faleminderit!