Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Gripi në shtatzëni

Pershendetje, jam shtatzene ne muajin e 9, me ka ra gripi, jam duke perdore vetem çaj kamomil me mjalte por nuk e di a mundem te pi çaj me limon? A eshte i demshem limoni edhe ne çfare sasie guxoj te perdori ne dite çaj me limon? Se kam ndegjuar se limoni nuk eshte i preferuar ne shtatzeni! Ju lutem me tregoni, pres pergjigje.

Lorii (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lori

Çaji dhe limoni nuk kanë asnjë kundërindikacion, për gruan shtatzënë. Prandaj mund ti përdorësh, sipas dëshirës tënde. Meqënëse je në gjendje gripale dhe shtatzënë, qëndro ngrohtë dhe përdor lëngje të ngrohta. Këshillohu dhe me mjekun e familjes, për të evituar dhe kapur në kohë komplikacionet, që mund të vijnë si pasojë e gripit.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti