Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Guri ne tëmth

E dashura Doktoreshe, me lejo te lutem qe fillimisht t'ju falenderoj dhe pergezoj per punen qe po beni duke na ndihmuar me kete web faqe me keshillime e informacione shume te nevojshme per cdo nene te re!


Une jam ne javen 17 te shtatzenise dhe sapo kam dale nga spitali sepse kisha shume probleme me te vjella, mundime, me dhemb stomaku, keto dhimbje me kane shoqeruar gjate gjithe shtatzanise por kesaj rradhe u bene me te padurueshme dhe nuk kalonin me as me terapine qe dikur funsiononte (tretje fiziologjike, klometol, vit B1,b6 dhe c) dhe si perfundim u diagnoztifikova me gure ne temth (12mm).


Do te ju isha shume mirenjohese nese mund te me thoni a ka ndonje rrezik per bebin qe une here mbas here po ballafaqohem me kriza dhimbjesh dhe dehidrimi? Doktori me ka rekomanduar qe te marr buskopan (emri tregtar i produktit, qe eshte nje antispazmik per stomakun) dhe ne fleten per informim per pacientin shkruan qe te perdoret gjate shtatzanise vetem kur konstatohet se perfitimi per nenen eshte me i madh sesa efekti anesore per frytin...dhe une jam shume e shqetesuar mbi percaktimin e ketij bilanci dhe sigurine e ketij produkti?


Gjithashtu dua te te pyes edhe cfare analgjetiku mund te perdor kur te kem dhimbje nga guri ose stomaku.


Faleminderit paraprakisht!

Nita (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

E nderuara Nita,

Pyetja juaj e shkruajtur tepër profesionalisht, më ngjalli respekt. Ndaj do t’ju përgjigjem me dijet e shkencës mjeksore, në mënyrë të përmbledhur dhe të qartë, që ju ta kuptoni edhe më mirë problemin tuaj.

Shtatzënia mund të shkaktojë ndryshime të oreksit dhe një gjendje të përgjithshme jo të mire, që mund të shoqërojë atë nga fillimi deri në fund, në varësi të shumë faktorëve. Koha mesatare e zbrazjes (tretjes së ushqimit) së stomakut zgjatet. Reduktimi i tonusit dhe motilitetit të stomakut ka rol jo të vogël në të gjitha ç’rregullimet gastrointestinale. Ju duhet të dini gjithashtu se të vjellat që ankoni, mund t’ju vijnë jo vetëm si rezultat i shtatzënisë por, shtohen edhe nga prania e gurit në tëmth.

Funksioni hepatik, nuk pëson ndryshime të theksuara në shtatzëni. Guri në tëmth, është rastësi në periudhën e shtatzënisë.

Krizat që shfaqen herë pas here, kanë influencë jo të mirë në shtatzëni. Ndaj ato duhen menaxhuar. Dehidratimi nuk është nomal, pasi fetusi kërkon që nëna të marrë sasi të nevojshme likidesh. Ballancimin e likideve, duhet t’jua rekomandojë mjeku i cili ju ndjek shtatzëninë.

Preparati që përdorni, ka efekt spazmolitik mbi muskulaturën e lëmuar të aparatit tretës dhe rrugëve biliare. Nuk ka veprim qetësues qëndror, dhe përdorimi i tij është i mundur të bëhet edhe tek gratë shtatzëna. Ballancën e përparësive midis efektit pozitiv dhe efekteve anësore e përcakton mjeku që ju ndjek. Kjo praktikë zhvillohet edhe në SUOGJ “Koço Gliozheni”, Tiranë. Megjithatë, terapia për të cilin po flasim, nuk është e detyrueshme për tu zbatuar nga çdo mjek.

Për të hequr ankthin që keni krijuar nga leximet tuaja, drejtohuni miqësisht tek mjeku për të riparë bashkërisht (ti dhe ai) mundësinë e marrjes të një spazmolitiku tjetër. Ju keni të drejtë ta bëni këtë hap. Të jeni e sigurtë se mjeku do t’ju mirëkuptojë, duke të ofruar medikamentin më të pranueshëm për situatën tuaj.

Sinqerisht Nita, ju uroj të kaloni një shtatzëni të mbarë.

Dardana Hajdari (8 vite më parë)
Pershendetje me falni doktoresh te njetin problem kam edhe un,jame ne javen e 17 te shtatzanis. Kam qene ne kontroll ne spitalin amerikan po me rekomandojn intervenim heqjen e gurit me llanser a edhe diqka rrezik per beben.Faleminderit

/komuniteti