Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Për ekon morfologjike

Pershendetje doktoreshe Mimoza. Une jam 21 javeshe shtatzene dhe doja te dija me eko morfologjike a behet depistimi i sindromes Down dhe a ndjen dhimbje kur e kryen kete eko? Te falenderoj per pergjigjen. Gjithe te mirat.

Rea (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rea

Ekografia morfologjike bëhet rreth javës së 20-22 të shtatzënisë, me sondë abdominale/nga barku. Me këtë ekzaminim mund të vlerësohet zhvillimi i organeve të brendshme të fetusit, shenjat e drejtëpërdrejta ose të dyshuara për keqformime mbi sasinë e lëngut amniotik dhe organeve të tjera, rrahjet e zemrës fetale, trashësia e lëkurës prapa qafës fetale si tregues i dyshuar për ç’rregullime të mundshme kromozotike, fluksi i gjakut që merr fetusi nga nëna me anë të kordonit umbelikal/të kërthizës, sasia e lëngut amniotik, pozicioni dhe struktura e placentës, trashësia e kordonit të kërthizës, gjinia e fetusit kur pozicioni fetal është i favorshëm.

Gjithë të mirat.

/komuniteti