Dhimbjet gjatë shtatzënisë
Elona
(14 vite më parë)
Përshëndetje Elona
Dhimbjet e lehta në këtë përiudhë të shtatzënisë nëqoftëse nuk shoqërohen me gjakrrjedhje, nuk janë problematike. Nëse ato vijnë duke u forcuar dhe të fillon gjakderdhja, drejtohu tek gjinekologu për të kryer ekzaminimet e nevojshme si dhe për të evituar komplikacionet që mund të japin këto dhimbje.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje e nderuar doktoreshe. Jam ne javen e 6 te shtatzenise dhe doja te pyesja per dhimbjet. Kam disa dhimbje pak a shume te njejta me ato qe kam pasur gjate ciklit, por nuk jane aq te forta. Sekrecione nuk kam pasur. A jane dhimbje normale? Ju falenderoj.