Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Aborti :-(

Pershendetje me date 3,11,2011 bera nje abort spontan, isha ne javen e 6 te shtatzenise, menstruacionet me erdhen me date 29 dhjetor. Doktori ketu ne Angli me ka thene se vetem nje here ti kalosh menstruacionet pastan mund te provosh te ngelesh prape shtatzene, (e perdore acid folik deri kur kam kryer abortin) por une kam ndonje here dhimbje ne fund te barkut, shkova tek mjeku dhe me tha eshte normale ngaqe ke pas abort me perpara, por une me pas shkova prap tek mjeku dhe i kerkova te bej nje EKO se kam dhimbje ndonjehere ne fund te barkut, e bera eko doktoreshe qe me beri eko me tha se do te shkosh tek gjinekologu se ke cope shume te vogel mishi, shkova tek gjinekologu me beri testin e urines a jam shtatzene po nuk isha dhe me tha eshte cdo gje normale. Po mua akoma s`me kane ardhur menstruacionet, menstruacionet gjithmone i kam te crregullta, te uroj gjithe te mirat.

Diti (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Diti

Ekzaminimi ekografik, tregon nevojën për ndërhyrje me medikamente ose kyretazh, të kavitetit uterin. Prandaj, rikëshillohu me gjinekologun që të ka bërë abortin. Pas ndërhyrjes që ai do të kryej, çdo gjë shpresoj të rikthehet në normalitet.

Sipas praktikës së klinikës ku punoj, rekomandohet që shtatzënie e rradhës të fillojë 6-të muaj pas kryerjes së abortit. Gjatë kësaj përiudhe mjeku gjinekolog duhet të bëj ekzaminimet e nevojshme, për të gjetur një nga shkaqet e mundëshme të abortit, për ti trajtuar ato për të mos u përsëritur një abort tjetër.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti