Gjakrrjedhja e vazhdueshme pas lindjes
Madadalena
(14 vite më parë)
Përshëndetje Madalena
Sekrecionet hermoragjike apo lohjet, janë të pranishme për një periudhë prej 45 ditësh tek një grua pas lindjes. Kohëzgjatja e tyre, ashtu siç e përshkruan nuk më duket normale. Drejtohu për vizitë gjinekologjike dhe ekzaminim ekografik, për të vlerësuar kavitetin e mitrës. Në bazë të të dhënave nga vizita dhe ekzaminimi ekografik, mjeku gjinekolog do të vlerësoj gjendjen dhe do të jap trajtimin dhe këshillat e duhura.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje... kam 2 muaj e 10 dite qe kam lindur... lindje e dyte natyrale por shqetesimi im qendron se kam akoma gjakrrjedhje 2 muaj i kisha pa pushim tani me ndalojne 4-5 dite dhe me fillon perseri. Gjate kesaj kohe sekrecionet e bardha jane te perziera me gjak... a eshte normale kjo gje apo duhet te bej ndonje kontrolle? Femijen e ushqej me gji... pse nuk me ka ndaluar akoma gjakrrjedhja qe nga lindja? Ju faliminderit.