A mund të ndikojë ilaçi 'Summamed' në vonimin e periodave?
Klea
(14 vite më parë)
Përshëndetje Klea
Azitromicina ose summamed, është antibiotik i cili rekomandohet të merret në komplikacionet e gjendjeve gripale, apo edhe në infeksionet e tjera që shkaktohen nga bakterie që janë sensibël kundrejt këtij antibiotiku. Nuk influencon në vonësën e ciklit menstrual, prandaj shkakun e vonesës menstruale, duhet ta kërkosh duke kryer vizitën gjinekologjike dhe ekzaminimet e domosdoshme që do ti japë gjinekologu.
Të uroj gjithë të mirat.
Para 2 javesh isha me grip dhe perdora kete ilac. E di qe ishte nje ilac shume i forte ndaj mendoj se kjo mund te me kete ndikuar ne vonimin e tyre. Duhet ti kisha qe ne daten 25 janar. Ne fakt sot kam ndjere dhimbje te gjoksit. Cdo te thote kjo? Pres pergjigjen tuaj.