Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Të vjellurat gjatë darkës

Mirembrema doktor, desha tju pyes per te vjellurat gjate darkes, jam ne javen e 13 te shtatzenise dhe nuk kam pasur shume te vjellura edhe kur i kam pasur kane qene ne mengjes mirepo ka nje jave qe i kam ne darke dhe me djeg shume stomaku, ju lutem me jepni ndonje keshille, ju faleminderit.

Arozeta Hoxha (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje

Ushqimi jo i rregullt dhe jo i shëndetshëm, ëmbëlsira tej mase, ushqimet dhe mishrat e yndyrshëm mund të shkaktojnë neverinë për shkak të ngarkesës së acidit të lukthit. Për ti`a lehtësuar vetes këtë gjë, hani një kore të bukës, kikirikë apo krekerë. Kjo do t`ju “thith” tepricën e acidit në bark. Merrni vitamina dhe minerale të rekomanduara për shtatëzëna. Mos i konsumoni në lukth të zbrazët, sepse shumica e këtyre preparateve përmbajnë hekur i cili është i rëndë për lukthin.

Gjithë të mirat.

/komuniteti