Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth kruarjes së këmbëve

Pershendetje. Doktoreshe desha te pyes rreth kruarjes se pulpave te kembeve, sa eshte normale apo behet fjale per ndonje alergji gjate shtatzenise (ne javen e 20)?

Hafsa M (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Erva

Kruarjet e lëkurës gjatë shtatzënisë, pa shenja të tjera, vijnë si pasojë e ndryshimeve që ndodhin në mëlçi dhe tëmth. Ato zhduken menjëherë mbas lindjes.

Përdor kremra neutral për të qetësuar kruarjen dhe shto në dietën ditore kalcium dhe vitamina. Gjithashtu pakso marrjen e yndyrnave dhe dhjamrave.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti