Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vonesë e ciklit mestrual

Pershendetje Dr. Mimoza, kemi komunikuar edhe me pare bashke per problemin e ciklit tim mestrual i cili, ashtu sic ju kam pershkruar pas abortit te femijes se pare ka qene per rreth 1 vit me kohezgjatje 1 ditore. Pas kesaj kohe u normalizua per nje periudhe... vinin 2-3 dite... ne muajin dhjetor, pata 2 perioda brenda muajit. Ne daten 14 dhe 31 dhjetor... ne janar nuk pata asnje periode... as tani ne shkurt fareeee... kam kryer nje test shtatzenie dje ne darke dhe me doli negativ. Ju lutem te me thoni pak a shume se cili mund te jete shkaku i kesaj vonese teper te gjate? A ekziston mundesia e nje shtatzenie dhe testi nuk e tregoi? Apo mos ndoshta duhet te bej nje test ne mengjes sepse urina ne darke ishte pas pirjes se nje sasie te madhe uji? Ne pritje te pergjigjes suaj, ju falenderoj shume dhe ju uroj pune te mbare!

Klaudia (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Klaudia

Vonesat menstruale, tregojnë për një çrregullim të nivelit të hormonal. Drejtohu tek mjeku gjinekolog për të kryer vizitë gjinekologjike dhe kryer ekzaminimet e nevojshme hormonale me qëllim të vlerësohet dhe gjendet shkaku i këtij çrregullimi. Në bazë të ekzaminimeve dhe ekografisë, mjeku gjinekolog do të rekomandoj trajtimin e nevojshëm me qëllim që cikli menstrual të normalizohet. Vetëm pasi të jetë normalizuar cikli menstrual, mund të kërkosh shtazëni të re.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti