Lëvizjet e bebit në muajin e nëntë
Riola
(14 vite më parë)
Përshëndetje Riola
Lëvizjet aktive fetale, përdoren në mënyrë të efekshme në vlerësimin e mirëqënies fetale, sidomos në 10-12 javët e fundit të shtatzënisë. Ato ulen në mënyrë progresive në 10-të javët e fundit të shtatzënisë. Nuk duhet të shqetësohesh për problemin që ankon, pasi vetëm ulja nën 10-të e numrit të lëvizjeve fetale në harkun e 12-të orëve të ditës, është shenjë alarmi.
Të rekomandoj të bësh ekografi, për të studiuar lëvizjet fetale me anën e saj si dhe kërko të bëhet profile biofizik nëpërmjet këtij ekzaminimi.
Të uroj të lindësh një fëmijë të shëndetshëm.
Pershendetje doktoreshe. Sapo kam hyre ne muajin e nente... terminin e lindjes e kam me dt 3.03. Dje isha per kontrollin e rradhes. Doktori me tha qe jam ne fund te javes 35, beba peshon nga 2700- 2900 gr. beba leviz shume dhe mjeku dje tha qe kurre nuk ka pare bebe te levize kaq shume ne muajin e nente... A duhet te shqetesohem per kete? Gati cdo dite per rreth 10 - 20 min nuk leviz por ndjej ne fund te barkut ana e djathte nje goditje jo shume te forte por ne nje interval kohe te njejte, cdo nje ose dy sek origjinal si akrepat e ores dhe me bezdis shume... ndersa kur leviz shume kam dhimbje poshte dhe me duket sikur do dale?! Te lutem me thuaj nese jane levizje normale keto? Te pershendes, Eri