Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cikli pas abortit

Pershendetje Dr. Memli. Desha te dije, pas abortit, dmth pas perfundimit te gjakderdhjes pas abortit, duhet te kem mestruacion pas 3 javesh ose jo? Dmth kam abortu e me eshte ndalur gjakderdhja dhe tani ka 3 jave qe jam e paster, a duhet kete jave te kem cikel mestrual te rregullt ose jo?

Esma (14 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Përshëndetje Esma.

Kur aborti kryhet instrumental, zakonisht gjakrrjedhja e ciklit menstrual rikthehet rreth një muaj pas abortit.

Kur aborti kryet me medikamente, cikli ç’rregullohet dhe ditëvonesa është e paparashikuar.

Ndonjëherë vonesa menstruale ndodh edhe për shkak të ndonjë çrregullimi homonal ose të fillimit të një shtatzënie të paplanifikuar.

Prandaj këshillohet, që gruaja pas abortit duhet të ruhet ndaj një shtatzënie të padëshiruar me metodat e kontracepsionit dhe të mendojë për shtatzëninë e rradhës pas 6-të muaj.

Gjithë të mirat.

Dini (12 vite më parë)
Prsh doktor jam shtatezen 3 javsh dua ta abertoj à eshte rrezik à do ket dhimbje te lutem me trego
Esma (14 vite më parë)
Me fal pata haruar te te tregoj... kam pasur abort spontan 6 jave shtatzene dhe nuk kam pas nevoje per pastrim... dmth ne ket rast si qendron puna e mestruacioneve?

/komuniteti