Infeksionet si shkaktare të mos mbetjes shtatzënë
Valja
(14 vite më parë)
Përshëndetje Valja
Infeksionet vulvo-vaginale, janë një nga shkaqet e mos mbetjes shtatzënë. Kjo edhe për arsye sepse prishin cilësinë e mukusit cervical, i cili bëhet pengesë për kalimin e spermatozoidëve në tuba për të fekonduar vezën. Trajtimi që përdor, është i përshtatsshëm dhe vetëm pas mjekimit mund të tentosh për shtatzëni.
Gjithë të mirat.
Pershendetje e nderuar. Jam 28 vjec, e martuar qe dy vite, qe nje vit po tentoj te mbetem shtatzene por pa sukses. Pas vizites te gjinekologu, me beri disa analiza me çka rezulatit ishte: prania e baktereise: Trichomonas vaginalis dhe bakteries tjeter: Ureoplasma 2+. Kemi perdorur une dhe bashkeshorti hapa Orvagil tablete per dy dite nga 2 gr. ne dite (ose 5 hapa 400 mg). Tash po pres te me vijne menstruacionet perseri dhe te shkoj ta perseriti prape kete analize per tu siguruar se baketria eshte sheruar dhe pastaj te provoj prape te mbetem shtatzene. Pyetja ime eshte: A ka mundur te jenë këto bakterie shkaku kryesor qe mos te mbetem shtatzene? Faleminderit, Valja.