Përdorimi i hapave kundër shtatzënisë
Xhyla
(14 vite më parë)
Përshëndetje Xhyla
Tabletat kontraceptive, janë të rekomanduara për të evituar një shtazëni të padëshiruar. Ato merren pasi gruaja të jetë konsultuar më parë me mjekun gjinekolog. Ai pasi kryen ekzaminimet e nevojshme, rekomandon kontraceptivit që të përshtatet. Në farmaci, ka edhe tableta për tu mbrojur nga një shtatzëni e padëshiruar, kur nëna ka fëmijën në gji.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje doktoresha Keta. Desha te ju pyes ne lidhje me perdorimin e hapave kunder shtatzenise a mund te shkaktojne ndonje problem tek organizmi ose ndonje problem ne shtatzenite e tjera kur te deshiroj per shtatzen tjeter dhe si duhet ti perdor kisha dashur ta di nga ana jote dhe a mund te perdoren edhe kur e ushqen femijen me gji sepse kam vajzen 6 muajshe te cilen e ushqej me gji? Ju faleminderit nga ju do te me kishit ndihmuar shume me pergjigjet tuaja.