Mundësia për të mbetur shtatzënë
Emine Hashani
(14 vite më parë)
Përshëndetje Emine
Kënaqem kur dëgjoj dëshira për një shtatzëni. Meqënëse nuk ke mbetur akoma, drejtohu për një vizitë tek mjek gjinekolog i cili përveç vizitës do të bëjë edhe ekzaminimet e nevojshme që do ti shërbejnë për të vlerësuar gjendjen tënde dhe për të gjetur ndonjë shkak të mundshëm përse nuk mbetesh shtatzënë.
Mos përdor asnjë mjekim pa u këshilluar me mjekun.
Të uroj gjithë të mirat.
E nderuara doktoreshe. Kam një vajze 5 vjec dhe para 8 muajsh kam pasur nje abort spontan ne muajin e trete te shtatzenise, qe 3 muaj provoj te mbes shtatzene por pa sukses, pyetja ime eshte qka te filloj te perdori per te mbetur shtatzene dhe a kish qene mire te perdori utrogestan nese po ju lutem me tregoni menyren e perdorimit? Ju falemnderit paraprakisht, Eminja.