Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vezoret policistike

Pershendetje. Kam vezoret policistike dhe nuk po mund te mbes shtatzene qe 1 vjet. Cila eshte terapia me e preferuar dhe qe ka pasur me shume sukses, sa zgjat terapia se me padurim pres te mbes shtatzene, kam lexuar artikullin tek bebaime. per vezoret policistike por desha te di se a lind femra me vezore te tilla apo formohen gjate kohes dhe cilat jane shkaqet kryesore? Flm per ndihmen tuaj.

Marigona (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marigona

Meqënëse ke lexuar artikullin tek beba ime, shpresoj të kesh kuptuar edhe disa nga shkaqet e mundëshme përse ndodh sindroma e ovarit polikistik. Drejtohu për të kryer ekzaminimet e nevojshme dhe për të marrë trajtimin tek mjeku gjinekollog. Trajtimi duhet të zgjasë 6-të muaj, deri sa të stabilizohet ekuilibri hormonal dhe vetëm më pas duhet të kërkosh për shtatzëni.

Të uroj gjithë të mirat.

Artushja (13 vite më parë)
Pershendetje Doktorresh,un jam nje vajze 27 vjeqare jam e martuar qe 4 vite,ende nuk kam femi,Per nje koh nuk kam provuar te ,mbes shtatzan por pasi kam provuar per nje vit kam ber kontroll dhe jam diagnostifikuar me sindromin policistil kam provuar me shum kontraceptiv sherimin por pa sukses,dhe ne fund e bera dhe laparaskopin,qe 10 muaj e kam ber oparacionin por ende pa sukses per shtatzani.Desha ta di mendimin tuaj dhe te ju pyes a ka mundesi qe te shfaqen perseri,pasi un i kam shtuar 3 kg dhe po lexoj se shtimi ne pesh eshte rrezik kam frik se me formohen prap dhe frika me e madhe qe nuk po mbes shtazan asnjeher.Ju pershendes dhe faleminderit,,,

/komuniteti