Këshilla rreth operimit cezarian
Keti1111
(14 vite më parë)
Përshëndetje Keti
Sot operacioni cezarian, është një nga ndërhyrjet që kryhet rutinë në praktikën obstetrikale. Ai realizohet me anestezi spinale dhe kërkon edhe një përgatitje paraprake të shtatzënës. Para ditës së planifikuar, nuk duhet të konsumosh darkën dhe mëngjesin. 4 orë pas operacionit, mund të fillosh të ushqehesh me lëngje dhe me ushqim të lehtë dhe duhet të fillosh lëvizjet sa më shpejt që të jetë e mundur.
Të uroj gjithë të mirat.
Pershendetje doktoreshe. Une do bej nje lindje me operacion cezarian. Te lutem do te doja ca keshilla cfare duhet te bej dhe sfuhet te bej para dhe pas operacionit? Kam degjuar se 8 ore para operacionit nuk duhet te pish uje. Te lutem nese mund te me thuash ca keshilla. Faleminderit.