Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Yasmin

Përshendetje doktoresh, unë kam pas nje intervenim kam hjek nje polip ne madhesi te arres ne miter.Polipin e kam hjek me 23 dhjetor. ciklin para se me hjek polipin e kam pas me 16 dhjetor por me nje here mas intervenimit prap me ka ardh cikli me 30 dhjetor pra pas dy jave. Arsyeja pse po ju shkruaj eshte se une ne diten e 5 te ciklit qe i bie data 3 dhjetor sipas rekomandimeve te mjekut kam fillu me yasmin per rregullim te ciklit dhe pastrim te mitres,po jame shqesuar se prap pas dy jave te ciklit me date 17.01.2017 tani nuk mund te them se kam cikel po si te kafta ama ka pak jo shum. A eshte normale. Terapin jam tuj e marr me rregull.Gjithe te mirat!

Lulevera Gashi (9 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lulevera

Ne trajtim me estroprogestativ, mund te ndodhe qe ne diten e 14-16 te ciklit, sekrecione kafe. Kjo konsiderohet normale.

Të rekomandoj te kontaktosh mjekun qe ka kryer interventin dhe ka rekomanduar trajtimin, per te bere nje ekzaminim ekografik ku te vleresohet gjendja e kavitetit uterin. Sipas rezultatit, mjeku do te vazhdoj ose jo trajtimin.

Gjithë te mirat.

/komuniteti